Calhanoglu-Inter, përse mesfushori turk është më larg Galatasaray
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, thotë se shpreson që dëmtimi i Lamine Yamal të mos jetë shumë serioz, pasi e pa të riun të detyrohej të largohej pasi shënoi një penallti në ndeshjen e së mërkurës në La Liga kundër Celta Vigos..
Barca gjithashtu humbi Joao Cancelon për shkak të një dëmtimi gjatë ndeshjes dhe Flick foli për të dy lojtarët në komferencën pas ndeshjes së fituar, ku Barcelona ruajti distancën 9 pikë me Real Madridin në La Liga.

“Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me Laminen. Do të presim një diagnozë të qartë. Nuk duket diçka e lehtë, duhet ta pranojmë. Ashtu si Cancelo. Le të shpresojmë se nuk janë lëndime serioze”, tha ai për mediat.
Flick foli gjithashtu për ndeshjen dhe ishte i lumtur që arriti fitoren në atë që rezultoi të ishte e vështirë. “Jemi të lumtur. Na është dashur të vuajmë shumë. Celta luan shumë mirë. Pjesa e parë ishte shumë e vështirë, ndryshe nga ajo që prisnim. Në fund, gjëja e rëndësishme është që morëm tre pikët”, shtoi ai.
Top Channel