Meta bëri rekurs për masën e sigurisë, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit 23/04 15:32
Merr fund pritja për Lamine Yamal, i cili dje pësoi një dëmtim. Pas testeve të kryera vetëm në orët e fundit, është zbuluar edhe shkalla e dëmtimit.
Klubi i Barcelonës ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku njofton se për shkak të një dëmtimi në kofshë, 18-vjeçari ka humbur javët e mbetura të La Ligës, por do të jetë i pranishëm në Botëror. Ai pritet të mungojë rreth një muaj.
“Testet e kësaj të enjte kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë, Lamine Yamal, ka pësuar një dëmtim në kofshën e pasme të këmbës së majtë.
Lojtari do të ndjekë një plan trajtimi konservativ. Ai do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit të ligës, por pritet të jetë i disponueshëm për Kupën e Botës”, shkruan klubi katalanas.
Top Channel