Victor Wembanyama i mbajti të gjithë në ankth në mbrëmjen e së martës në sfidën e dytë të playoffit mes San Antonio Spurs dhe Portland Trail Blazers në kampionatin amerikan të basketbllit, NBA.

Në fillimin e periodës së dytë, basketbollisti francez u hodh në sulm dhë ai që e markonte ishte Jrue Holiday që u tregua i aftë në largimin e tij në momentin e duhur gjatë depërtimit të Wembanyama që u rrëzua keq duke përplasur fytyrën në parket. Francezi me vështirësi arriti të ngrihej dhe shkoi në dhomat e zhveshjes duke mos ia dalë dot të kthehet në parket.

Protokolli i NBA për dëmtimet në kokë parashikon një qëndrim të detyruar të lojtarëve jashtë parketit për 48 orë dhe Wembanyama, që të kthehet të luajë do të duhet të tregojë se nuk ka asnjë simptomë të një tronditje të mundshme cerebrale. Ndeshja e tretë mes San Antonios dhe Portland do të luhet në 25 prill, bilanci i dy sfidave të para është 1-1 me Trail Blazers që fitoi sfidën e kësaj të marte me rezultatin 106-103.

Top Channel