Skandal në Batumi, gjyqtaria “vret” djersën e Erkand Qerimajt, një turp që njollos Europianin e Peshëngritjes
Këtë të martë u shpërndanë medaljet e para për fituesit në Kampionatin Evropian të Mundjes që po zhvillohet në Tiranë.
Lajmi i ditës ishte triumfi i mundësit turk, Riza Kayaalp në peshën deri në 130 kg i cili fitoi medaljen e 13 të artë evropiane në këtë kategori duke vendosur një rekord të ri dhe për t’u bërë mundësi më fitues në histori përsa i përket Kontinentit të vjetër duke thyer atë të vendosur nga Alexander Karelyn me 12 medalje të arta evropiane të fituar në karrierë. Kayaalp mposhti në finale hungarezin Vittek me rezultatin 7-0 për të gdhendur emrin e tij në histori pikërisht në kryeqytetin shqiptar. Medaljen e bronztë në këtë peshë e fituan Pavel Hlinchuk që mundi Kamparov dhe Mykhailo Vyshnyvetskyi që mposhti Kandelakin.

Më herët në këtë stil në peshën 55 kg medalja e artë i shkoi Sefershaev që mundi në duelin final gjeorgjianin Lolua 2-1, ndërkohë që medalja e bronztë u fitua nga bullgari Mamadov që mposhti Recep 8-0 dhe Grigorov që mudni Khachatrian 8-0. Në peshën 63 kg Emelin u shpall kampion evrope pasi fitoi ndaj moldavit Eriomenco 9-0, ndërsa medaljen e bronztë e fituan Aslanyan dhe Kamal që mposhtën respektivisht Salinov dhe Abuladze me rezultatet respektive 11-0 dhe 6-2.

Në kategorinë 77 kg, moldavu Amoyan fitoi medaljen e artë të kampionit të Evropës pasi mposhti Ramaz Zoidze që u detyrua të kënaqej me medaljen e argjendtë, ndërkohë që medaljen e bronztë e fituan respektivisht Fritsch dhe Baff që mundën kundërshtarët e tyre Kamjenasevic dhe Gutu. për Malkhas Amonyan, kjo e fituar në Tiranë është medalja e 5 e artë në një evropian në karrierën e tij. U dhanë medaljet edhe në kategorinë deri ne 87 kg, Bisultanov u shpall kampion Evrope pasi mundi në dyluftimin final bullgarin Novikov 8-4, që mori medaljen e argjendtë, ndërkohë që medalja e bronztë u fitua nga Abbasov dhe Filchakov që mposhtën rivalët e tyre Kaya dhe Jarashevic.

Këtë të martë në tapet zbritën edhe dy mundës të tjerë shqiptarë; Bajram Sina që ishte në kategorinë deri në 60 kg dhe Gjete Prenga. Në 60 kg, Bajram Sina humbi në raundin kualifikues ndaj moldavit Rusu 10-1, ndërsa Gjete Prenga në kategorinë 67 kg humbi në 1/8 e finaleve ndaj Dominit Erlinger.
Top Channel