Jo vetëm Alcaraz, Sabalenka, PSG, Lamine Yamal, Norris…fituesit e tjerë në Laureaus Awards
Mbyllet aventura e Marjan Kolës në Kampionatin Evropian të Mundjes që po mbahet në Tiranë. Mundësi kuqezi që garoi në kategorinë deri në 87 kg në stilin greko-romak, u mund në ndeshjen e ripeshkimit apo thënë ndryshe të shansit të dytë nga finlandezi Latvala me rezultatin 4-0 duke e mbyllur këtu rrugëtimin e tij në këtë kompeticion shumë të rëndësishëm.
Kampionati Evropian i Mundjes nisi ditën e hënë me garat kualifikuese të këtij stili në kategoritë 55 kg, 63 kg, 77 kg, 87kg dhe 130 kg. Marjan Kola në raundin kualifikues u mund nga bullgari Novikov që u kualifikua për në finalen për medaljen e artë duke i dhënë kështu Marjan Kolës që të zhvillonte një tjetër duel në këtë evropian.
Ditën e hënë garuan edhe Griseldi Kodra në peshën deri në 130 kg si dhe Kevin Kupi deri në 77 kg, që u mundën që në sfidën e parë nga kundërshtarët e tyre. NdërkaqPritshmëritë më të mëdha të mundjes shqiptare në këtë kompeticion janë pikërisht nga Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev që në ditët në vijim do të dyluftojnë në stilin e lirë respektivisht në kategoritë 61 dhe 65 kg.
Top Channel