Formula 1/FIA paralajmëron ndryshime që nga gara e Miamit për parakalime më të sigurta
Këtë të hënë ngriti siparin e tij Kampionati Evropian i Mundjes për të rritur, një kompeticion që për herë të parë zhvillohet në Tiranë. Mundësit më të mirë të kontinentit kanë ardhur në kryeqytetin shqiptar për të marrë pjesë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm.
Evropiani nisi paraditen e kësaj të hëne me duelet kualifikuese në stilin greko-romak në kategoritë e peshave 55, 63, 77, 87 dhe 130 kg, për të vijuar me ndeshjet çerekfinale
Për Shqipërinë në tapet zbritën 3 mundës, Griseldi Kodra në kategorinë 130 kg i cili u përball me Kandelaki nga Azerbajxhani me këtë të fundit që fitoi me superioritet pikësh 11-0. Në peshën deri në 77 kg Kevin Kupi u përball me hungarezin Fritsch ndaj të cilit humbi 4-0, ndërsa në peshën deri 87 kg Marjan Kola u mposht nga kampioni olimpik Novikov me rezultatin 9-0.
Ndërkaq në orët e pasdites u zhvillua edhe ceremonia e hapjes së këtij kampionati evropian që u pasua me duelet gjysmëfinale të kategorive 55, 63, 77, 87 dhe 130 kg në stilin greko-romak ku janë përcaktuar edhe finalistët që do të përballen për medaljet e arta.
Vlen të theksohet se në peshën deri në 87 kg, Novikov që në kualifikueset e paradites mposhti Marjan Kolën, kaloi në finalen e kategorisë së tij duke i dhënë një tjetër shans mundësit tonë për të vijuar rrugëtimin në evropian më një duel tjetër, atë me finlandezin Latvala.
Top Channel