Carlos Alcaraz fiton sfidën me Sinner në Laureus Sports Awards; spanjolli është Sportisti i Vitit
Mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve Laureus ishte e gjitha e yjeve të sportit botëror teksa pati shumë fitues. Risia e këtij edicioni të Laureus që për të tretin vit radhazi moderatorë të ceremonisë ishin dy sportistë, Novak Djokovic dhe Eileen Gu.
Ndërsa Carlos Alcaraz u shpall Sportisti më i mirë në këtë ceremoni, për vajza ajo që triumfoi ishte Aryna Sabalenka është u shpall Sportistja e Vitit duke mbajtur vendin e parë në renditjen botërore për të gjithë vitin 2025 e duke fituar turne të ndryshëm mes të cilëve US Open
Paris Saint Germain fitoi çmimin si Skuadra e Vitit pas një sezoni që kulmoi me fitoren e Ligës së Kampioneve në mënyrë të paharrueshme me një fitore të thellë 5-0 në finalen ndaj Interit. PSG bëhet e 5 skuadër futbolli që fiton cmimin Laureus pas Manchester United (2000), Barcelonës (2012), Bayern Mynih (2014, 2021) dhe Real Madrid (2025).
Në Formula 1, Lando Norris fitoi çmimin Zbulimi i Vitit pas titullit botëror për pilotë të fituar me McLaren. Rory McIlroy fitoi çmimin ‘Rikthimi i Vitit, ndërkohë që pati moment festimi edhe për Lamine Yamal me yllin e Barcelonës që u shpall si ‘Sportisti i ri më i mirë i vitit’. Çmimi Laureus Sport For Good iu dha organizatës Futbol Mas që përdor futbollin në mbështetje të të rinjve në të gjithë botën. Çmimi Sporting Inspiration i shkoi Toni Kroos, ndërsa Lifetime Achievement Aëard (Çmimi i karrierës) i shkoi Nadia Comaneci për karrierën dhe kontributin e saj në sport. Një vlerësim për rumunen që erdhi 50 vjet pas notës së parë perfekte 10 në gjimnastikën artistike në Lojërat Olimpike të Montrealit 1976. Comaneci fitoi 3 medalje të arta në Lojërat e 1976 dhe dy në Olimpiket e Moskës në 1980. Nadia Comaneci është sportistja e 20 që merr çmimin Laureus Lifetime Achievement Aëard dhe e para gjimnaste që triumfon në këtë kategori.
Top Channel