Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në Polici Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Një grup prostitucioni është zbuluar në Shkodër, ku policia vuri në pranga pesë persona.
Në pranga u vunë 3 vajza nga Kolumbia, që ushtronin prostitucion në dy apartamente që i kishin marrë me qira.
U arrestuan gjithashtu edhe 2 shtetas për prostitucion, si dhe procedohet penalisht shtetasja që ua kishte dhënë me qira apartamentet.
Autoritetet sekuestuan një shumë parash, të dyshuar të përfituara nga prostitucioni, si dhe 6 telefona celularë.
“Si rezultat i operacionit “Rent Home 3”, u zbulua një apartament në lagjen “3 Heronjtë”, ku ushtrohej prostitucion.
Në kuadër të operacionit u arrestuan 5 shtetas, të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:
shtetaset kolumbiane A. M., 48 vjeçe, P. B., 32 vjeçe dhe D. R., 27 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;
-F. V., 28 vjeç, banues në fshatin Vermosh, dhe K. G., 24 vjeç, banues në Bajzë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. D., 27 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, thuhet në njoftimin e bluve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel