Frymëzim për piktorët në Dumre, kolonia e piktorëve në Belsh promovon “perlën karstike” përmes artit

19/04/2026 12:32

Një Toskanë të vogël në mes të Shqipërisë e cilësuan piktorët Dumrenë, teksa për disa ditë u ndalën për të pasqyruar në telajo bukuritë e kësaj zone.

Edicioni i pestë i Kolonisë së Piktorëve mblodhi rreth 20 artistë në një aktivitet që po konsolidohet si traditë në shërbim të kulturës dhe zhvillimit lokal.

Qëllimi i kësaj kolonie ishte promovimi i potencialit turistik të Belshit dhe zonave përreth përmes fuqisë së artit pamor. Shumë prej artistëve vizitonin për herë të parë këtë zonë, e njohur për dhjetëra liqenet karstike dhe bukuritë natyrore, që e kanë pagëzuar Belshin si “Perla Karstike e Mesdheut”.

Peizazhet ujore, drita natyrore dhe qetësia karakteristike e Dumresë u reflektuan në telajo përmes ngjyrave dhe formave që mbartin identitetin e kësaj treve.

Top Channel