Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në transfertën e Vorës, sfidë e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.

Kryesuesit nuk përfituan më shumë nga disfata e Egnatias me Flamurtarin, për të thelluar akoma dhe më shumë diferencën me ndjekësit.

Nga ana tjetër, Vora mori një pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke parakaluar momentalisht Tiranën.

Tashmë, vëmendja e kuqebluve do të zhvendoset në Durrës, aty ku shpresojnë që Elbasani të hedhë një hap të gabuar ndaj Teutës.

REZULTATI:

VORA 0-0 VLLAZNIA

Top Channel