Rama në Samitin e të Majtës në Spanjë/ Barcelona mbledh liderët progresistë, fokus mbrojtja e demokracisë dhe kundër ekstremit të djathtë

18/04/2026 10:51

Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në samitin “Mbrojtja e Demokracisë” organizuar prej  kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez, dhe presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.

Në këtë samit  në Barcelonë janë mbledhur udhëheqësit e së  majtës globale me synimin për të mbrojtur multila-teralizmin dhe për të mobilizuar lëvizjet e majta kundër së djathtës ekstreme.

Agjencia Reuters thotë se këto takime, të organizuara nga Spanja me rrjete politike të majta, vijnë në një kohë kur shkurtimet e shpejta të ndihmës humanitare nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, ndërhyrjet ushtarake dhe kërcënimet për t’u tërhequr nga NATO,  kanë tronditur status quo-në e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kanë nxitur një rishikim të aleancave globale.

Të nxitura si një “zgjim” për socialistët evropianë pas rritjes të së djathtës ekstreme në zgjedhjet e BE-së në vitin 2024, synimi i të ashtuquajturës “Mobilizimi Global Progresist” është të mobilizojë mbështetësit e ideve të majta, duke kulmuar me një deklaratë për veprime të përbashkëta mbi objektiva që variojnë nga mbrojtja e demokracisë deri te tranzicioni i gjelbër, thanë organizatorët.

Samiti në  “Në mbrojtje të demokracisë” – organizohet nga qeveria spanjolle dhe është edicioni i katërt i  nisur nga Lula dhe Sánchez në vitin 2024 ku marrin pjesë 3,000 të ftuar përfshirë krerë aktualë dhe ish-krerë shtetesh, rreth 400 kryetarë bashkish, sindikata, aktivistë dhe parti politike.

Të dy liderët janë kritikë të zëshëm të administratës Trump – me Sánchez që ka qenë veçanërisht i drejtpërdrejtë për luftën në Iran – dhe të dy përballen me sfida në rritje nga e djathta ekstreme në garat e ardhshme zgjedhore.

E djathta ekstreme në Evropë humbi një nga mbështetësit e saj më të mëdhenj me humbjen e liderit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orbán, në zgjedhjet e së dielës. Sánchez e ka përshëndetur këtë, duke thënë se “vala mund të ndalet dhe Hungaria e dëshmon këtë”.

Top Channel