Kategoria Superiore/ Elbasani përmbys Teutën, i afrohet në 1 pikë Vllaznisë
Egnatia ndalet sërish, këtë herë nga vendi i fundit, Flamurtari. Vlonjatët kanë arritur të triumfojnë me shifrat e pastra 0-2 ndaj rrogozhinasve, që konfirmojnë edhe një herë se po kalojnë një moment të vështirë.
Ndeshja u hap me gol që në hapje, me mbrojtësin e rrogozhinasve, Jaime, që dërgoi topin në portën e tij në minutën e 11-të, pas një harkimi të Ememe.
Për ta vështirësuar sfidën akoma më shumë për vendasit mendoi Xhemajli, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje nga pas ndaj Bintsukës. Gjyqtari Alla e mori këtë vendim pas rishikimit në sistemin VAR.
Për të mbyllur llogaritë mendoi Ememe, i cili arriti të mposhtë portierin e Egnatias më një goditje të fortë në trekëndëshin e portës.
Pavarësisht tentativave të të dyja ekipeve, ndeshja u mbyll me fitoren e pastër të vlonjatëve, që numërojnë 29 pikë, 2 më pak se Tirana dhe Bylisi, të dyja me një ndeshje më pak.
Egnatia mbetet e treta me 54 pikë, 2 më pak se Elbasani, që në orën 19:00 sfidon Teutën. Renditjen e kryeson Vllaznia me 60 pikë. Në këtë ndeshjes Egnatias i mungonte Aleksi dhe Dajsinani.
EGNATIA-FLAMURTARI 0-2
11′ (ag) Haime, 53′ Ememe
Top Channel