Lamtumirë e hidhur nga “San Siro”, Leao zbulon pengun e madh: “Doja të ndahesha ndryshe nga Milani 29/08 00:54
Tashmë është zyrtare, Manuel Locatelli do të vijojë të jetë lojtar i Juventusit. Klubi bardhezi ka njoftuar lajmin zyrtarisht në rrjetet sociale, me kontratën e re, që skadon në vitin 2030.
Rinovimi me mesfushorin vjen pas atij me trajnerin Spalleti, me bardhezinjtë, që po mundohen të krijojnë një grup konkurrues, me synim rikthimin në majën e futbollit italian dhe europian.
Deri më tani Locatelli ka regjistruar 224 paraqitje, 9 gola dhe 17 asiste. Ai u transferua te bardhezinjtë në vitin 2021 për 35.7 milionë euro.
Me kontratën e re Locatelli do të fitojë afro 4 milionë euro në sezon, plus bonuse në varësi të paraqitjeve të tij.
Top Channel