As në Shqipëri nuk gjen më lirë, zbulohet shifra që pagoi Messi për të blerë klubin e Cornellas
Antonio Rudiger është shumë pranë rinovimit të kontratës me Real Madridin. Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi është duke diskutuar detajet finale për rinovimin edhe për të paktën një sezon me madrilenët.
Nga ana tjetër, mesfushori Dani Ceballos duket se është drejt largimit nga “Los Blancos” gjatë kësaj verë dhe shkak janë minutat e limituara në fushën e lojës. Ajax në Holandë ka shfaqur interes konkret dhe tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit.
Ndërkohë, talenti i ri i akademisë, Valdepenas, i cili debutoi këtë sezon me ekipin e parë, po tërheq vëmendjen e disa klubeve evropiane, me Milanin dhe Eintracht Frankfurt, që konsiderohen si kandidatë seriozë për të përfituar shërbimet e tij.
Fakti është se Real Madrid po mbyll një sezon të vështirë dhe në verë pritet të ketë një revolucion, që nis që nga trajneri Arbeloa, i cili i ka ditët e numëruara.
Top Channel