Alexander Manninger: Intervista e fundit e portierit të ndjerë austriak, çfarë tha ai për Wenger, Buffon, Del Piero dhe Klopp
Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, po përballet me një padi në Shtetet e Bashkuara nga një kompani organizimi eventesh me bazë në Miami, e cila e akuzon për shkelje kontrate dhe mashtrim.
Sipas dokumenteve gjyqësore, kompania VID Music Group ka ngritur padi në gjykatën e Miami-Dade kundër Messit, si dhe ndaj Federata Argjentinase e Futbollit dhe një drejtuesi sportiv, duke pretenduar se ka pësuar humbje të mëdha financiare.
Sipas marrëveshjes, kompania kishte të drejta ekskluzive për organizimin e ndeshjeve miqësore të Argjentinës në tetor kundër Venezuelës dhe Porto Rikos, në këmbim të të ardhurave nga biletat, transmetimet dhe sponsorët.
Në kontratë ishte përcaktuar që Messi duhej të luante të paktën 30 minuta në çdo ndeshje, përveç rastit kur ishte i dëmtuar, pasi prania e tij konsiderohej elementi kryesor ekonomik i eventeve.
Padia lidhet kryesisht me faktin që Messi nuk luajti në ndeshjen ndaj Venezuelës më 10 tetor 2025, edhe pse ishte i pranishëm në stadium, duke e ndjekur ndeshjen nga tribuna.
Kjo, sipas paditësit, ndikoi drejtpërdrejt në interesin e publikut dhe të ardhurat financiare, duke shkaktuar humbje prej miliona dollarësh.
Megjithatë, vetëm një ditë më vonë, Messi luajti me ekipin e tij Inter Miami, duke shënuar edhe gola, ndërsa më pas u aktivizua edhe në ndeshjen ndaj Porto Rikos.
Kompania pretendon se Messi dhe palët e tjera kanë vepruar në mënyrë mashtruese për ta bindur të hynte në marrëveshje, duke mos respektuar më pas kushtet e saj.
Çështja tashmë ndodhet në gjykatë dhe pritet të zhvillohet në muajt në vijim, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga Messi apo Federata Argjentinase.
Top Channel