Fisnik Asllani flet për të ardhmen: Dua të luaj në Champions League, është ëndrra ime e madhe
Carlos Alcaraz do të mungojë gjithashtu në turneun e Madridit. Kampioni spanjoll e njoftoi vetë lajmin në një postim në rrjetet sociale: “Ky është një lajm që është i vështirë për t’u ndarë.
Madridi është shtëpia ime, një nga vendet më të veçanta në kalendar për mua dhe kjo është arsyeja pse më dhemb kaq shumë që nuk mund të luaj këtu për të dytin vit radhazi”, shkroi tenisti, duke postuar një foto ku tregon kyçin e dorës së djathtë.
“Më dhemb më shumë që nuk mund të jem para tifozëve të mi në një turne kaq të veçantë. Faleminderit për dashurinë tuaj të vazhdueshme dhe shpresojmë t’ju shohim së shpejti”, vijoi më tej ai.
Kështu, Sinner do të mbërrijë në Romë si numri 1, ndërsa Alcaraz do të përpiqet të rikuperohet në kohë për të mbrojtur titullin që fitoi në “Roland Garros” në vitin 2025.
Top Channel