Mbyllet pa gola sfida në Londër, Arsenali kualifikohet me vuajtje përballë Sportingut, e pret në gjysmëfinale Atletico
15/04/2026 22:52
Arsenali është skuadra e radhës që kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League, kjo pas barazimit 0-0 në Londër përballë Sportingut dhe falë fitores 0-1 në ndeshjen e parë në Lisbonë.
Sfida e luajtur në “Emirates” nuk prodhoi shumë raste, me “Topçinjtë” që ruajtën rezultatin e ndeshjes së parë, duke shkuar kështu për të dytën herë radhazi në gjysmëfinale.
Aty, ekipi i Artetës do të gjejë Atleticon e Madridit, që në çerekfinale eliminoi Barcelonën.
REZULTATI:
ARSENAL 0-0 SPORTING
Top Channel