Skenaret e futbollit; tre emra të mëdhenj gati të kthehen; Xabi Alonso, Maresca dhe…Klopp
Juventusi i ka nisur planet për ringritjen në piedestalin e futbollit europian. Lëvizja e parë ishte rinovimi me trajnerin Luciano Spalletti, teksa misioni i radhës është Dushan Vlahoviç. Sulmuesi aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor, i cili erdhi menjëherë pasi ishte rikuperuar nga një tjetër problem.
Ky sezon për Vlahoviç është ndër më pak produktivët në karrierë, me vetëm 18 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe me vetëm gjashtë gola të shënuar. Nisur nga kjo situatë e tij, por edhe nga gjendja jo optimale financiare e Juventusit, rinovimi do të negociohet me ulje të ndjeshme page.
Para pak ditësh u përfol se serbi do të bëhet i dyti më i paguari në klub pas Yildiz, por duket se pikërisht në këtë detaj marrëveshja ka ngecur. Sipas mediave italiane, Vlahoviç kërkon të paktën 6 milionë, aq sa merr edhe turku me kontratën e re dhe nuk ka në plan të negociojë këtë detaj.
Nëse Juventus do të vlerësonte se kjo shifër është e papërshtatshme për Vlahoviç, e ardhmja e sulmuesit pritet të jetë mes Premier League dhe Spanjës, aty ku Barcelona kërkon një pasues për Robert Lewandowskin.
Top Channel