Tifozët e Manchester City kanë reaguar me ironi ndaj Arsenal, pasi skuadra e tyre riktheu garën për titull me një fitore të rëndësishme ndaj Chelsea.

Arsenali i dha mundësi rivalëve pas humbjes surprizë 2-1 ndaj Bournemouth në “Emirates”, duke hapur rrugën për rikthimin e City-t në garë.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e shfrytëzoi këtë shans, duke fituar bindshëm 3-0 në “Stamford Bridge”. Golat në pjesën e dytë u shënuan nga Nico O’Reilly, Marc Guehi dhe Jeremy Doku.

Pas golit të tretë, tifozët e City-t nisën thirrjet: “A po shikoni, Arsenal?”, ndërsa një prej tyre u filmua duke bërë një gjest ironik me një shishe uji të Arsenalit, duke simuluar sikur po pinte nga një shishe bosh.

Ky veprim u interpretua si tallje ndaj idesë se skuadra e trajnerit Mikel Arteta po “humbet” titullin në momentet vendimtare.

Me këtë fitore, Manchester City ka ngushtuar diferencën në gjashtë pikë me Arsenalin dhe ka edhe një ndeshje më pak për të zhvilluar. Për më tepër, dy skuadrat do të përballen javën e ardhshme në një sfidë direkte që mund të vendosë fatin e titullit.

Top Channel