Trump e quajti Papa Leonin të dobët, reagon ashpër Meloni: Deklaratë e papranueshme!

13/04/2026 19:14

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar Presidentin amerikan Donald Trump për komentet që i cilësoi si “të papranueshme” ndaj Papa Leonit XIV.

“Fjalët e Presidentit Trump ndaj Atit të Shenjtë i konsideroj të papranueshme,” u shpreh Meloni, e cila shihet gjerësisht si një aleate kyçe e Trump në Europë. “Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe normale që ai të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë të gjitha format e luftës.”

Të dielën në mbrëmje, Trump kritikoi qëndrimin e Papës lidhur me luftën me Iranin, duke e quajtur atë “të dobët ndaj krimit dhe i tmerrshëm për politikën e jashtme.”

“Nuk na pëlqen një Papë që do të thotë se është në rregull të kesh armë bërthamoreAi është një njeri që mendon se nuk duhet të luajmë me një vend që kërkon armë bërthamore për të shpërthyer botën,” u tha Trump gazetarëve, duke shtuar: “Nuk jam fans i Papa Leonit.”

Nga ana e tij, Papa Pope Leoni XIV, i cili ka qenë gjithnjë e më i zëshëm për luftën e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, iu përgjigj kritikave duke deklaruar se “nuk ka frikë nga administrata Trump dhe as nga shprehja e hapur e mesazhit të Ungjillit.”

Top Channel