Antonio Conte ndalon spekulimet për një rikthim të mundshëm të tij në pankInën italiane duke konfirmuar se është i përqendruaR te impenjimi i tij me Napolin pavarësisht kaosit që u krIjua pas eliminimit të Të Kaltërve në playoffin e Botërorit.

Pas deklaratave të mëparshme të Contes që tha se po të ishte në Federatë do të merrte në konsideratë kandidaturën e tij, trajneri salentin përfitoi nga rasti në një intervistë për Radio Rai, për të qartësuar qëndrimin e tij duke saktësuar gjithçka.

‘Kombëtarja? Nuk kam dhënë disponibilitetin për asgjë, kam edhe një vit në kontratën me Napolin dhe në fund të vitit do të flas me presidentin-tha Conte që synon të shuajë menjëherë atë që ai e konsideron një tentativë instrumentalizimi për të bërë edhe një paralajmërim ndaj medias.

‘Interpretojini mirë fjalët e mia sepse nëse ato do të instrumentalizohen, atëherë kjo do thotë se më pas nuk do të flas më-shtoi trajneri i Napolit

Top Channel