Bllokada në Ngushticën e Hormuzit, aleatët e NATO-s refuzojnë t’i bashkohen iniciativës së SHBA
Mijëra udhëtarë jo të BE po përballen me radhë të gjata, vonesa të mëdha dhe anulime fluturimesh në shumë aeroporte evropiane, si pasojë e zbatimit të sistemit të ri të kontrollit kufitar Entry/Exit System (EES) të Bashkimi Evropian.
Sistemi i ri kërkon regjistrimin biometrik të udhëtarëve nga vendet jashtë zonës Shengen, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografi të fytyrës gjatë hyrjes dhe daljes.
Radhë të gjata dhe vonesa u raportuan në fundjavë në disa nga aeroportet kryesore, përfshirë Gjenevën, Lisbonën dhe Maltën, ndërsa probleme u shfaqën edhe në Bruksel dhe Holandë.
Sipas raportimeve, situata vazhdoi edhe ditët në vijim, me pasagjerët në aeroportin e Brukselit dhe Aeroportin Schiphol në Amsterdam që raportuan pritje deri në dy orë në kontrollin e pasaportave.
@easyJet our flight from Milan Linate took off without us due to Border Control being FAR too busy and the automated system not working. We are now stuck in Milan, missing work, spending money that we don’t have and have to transfer from Gatwick to Manchester! pic.twitter.com/XfPshK5GZK
— Miss Benn (@Emily_Benn20) April 12, 2026
Në disa raste, udhëtarët përshkruan skena kaotike, me të moshuar dhe familje me fëmijë që prisnin për orë të tëra, ndërsa një pjesë e pikave automatike të kontrollit nuk funksiononin.
Situata u rëndua më tej në Milano, ku disa pasagjerë raportuan se disa u ndjenë keq dhe humbën ndjenjat pas pritjes deri në tre orë në radhë.
Ndërkohë, rreth 100 pasagjerë të kompanisë easyJet mbetën në aeroportin e Milanos Linate, pasi nuk arritën të kalonin në kohë kontrollin dhe fluturimi drejt Mançesterit u nis pa ta. Kompania theksoi se situata ishte jashtë kontrollit të saj dhe i cilësoi vonesat si “të papranueshme”.
Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Ryanair, e përshkroi zbatimin e sistemit si “kaos” dhe “çrregullim”, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po ndëshkon udhëtarët britanikë pas Brexit.
Sistemi Entry/Exit System (EES), i cili zëvendëson vulosjen tradicionale të pasaportave, kërkon regjistrimin e të dhënave biometrike për të gjithë udhëtarët nga vendet e treta. Ai u prezantua fillimisht në tetor 2025 dhe pritet të zbatohet plotësisht në prill 2026.
Autoritetet dhe kompanitë ajrore u bëjnë thirrje udhëtarëve të paraqiten më herët në aeroporte, për shkak të pritjeve të gjata që po shkakton sistemi i ri.
Top Channel