Bllokimi i porteve, Kremlini kritikon planin e SHBA-së: Vendime të tilla ndikojnë negativisht në tregjet ndërkombëtare
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij mbështet planin e presidentit amerikan Donald Trump për bllokadë detare ndaj porteve iraniane.
Sipas tij, vendimi i SHBA-së erdhi pas dështimit të bisedimeve të paqes me Iranin gjatë fundjavës, të cilat nuk arritën një marrëveshje.
Duke folur në mbledhjen e kabinetit, Netanyahu tha se Irani kishte “shkelur rregullat” gjatë negociatave dhe se masa e ndërmarrë nga Uashingtoni ishte një përgjigje ndaj kësaj sjelljeje.
“Ne sigurisht e mbështesim këtë qëndrim të vendosur dhe jemi plotësisht të koordinuar me Shtetet e Bashkuara në çdo kohë”, deklaroi ai
Sakaq ai tha se është informuar nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance mbi dështimin e bisedimeve dhe mbi kushtet e SHBA-së për Iranin, që përfshijnë ndalimin e pasurimit të materialit bërthamor.
Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa diskutimet për bllokadën dhe sigurinë detare po rrisin shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
Top Channel