Juventus dhe paradoksi Openda; nuk shihet në fushë për 1 muaji, por aktivizohet opsioni i blerjes së tij
Roma ndodhet në një moment delikat, teksa lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, por njëkohësisht po mendon edhe për të ardhmen e klubit.
Deklaratat e fundit Claudio Ranieri para ndeshjes me Pizën kanë nxitur tensione të brendshme, duke thelluar ndarjet mes drejtuesve. Nga njëra anë qëndrojnë Ranieri dhe drejtori sportiv Frederic Massara, ndërsa në anën tjetër është profili i trajnerit Gian Piero Gasperini.
Pronarët e klubit, familja Friedkin, pritet të marrin një vendim të rëndësishëm në qershor, me synimin që gjithçka të bëhet pasi të sigurohet një vend në Champions, që konsiderohet vendimtar për stabilitetin financiar dhe sportiv.
Aktualisht, prioriteti mbetet përfundimi në katër vendet e para të kampionatit dhe për këtë arsye nuk priten ndryshime të menjëhershme. Të gjitha palët do të bashkëpunojnë deri në fund të sezonit për të arritur objektivin.
Në rast ndryshimesh në pankinë, emra si Daniele De Rossi, Vincenzo Italiano, Stefano Pioli, Ernesto Valverde dhe Thiago Motta përmenden si alternativa të mundshme, ndërsa pista të tjera mbeten ende në shqyrtim.
Nga ana tjetër, nëse klubi vendos të vazhdojë me Gasperinin, atëherë mund të ketë ndryshime edhe në drejtimin sportiv, ku një nga emrat e përfolur është Cristiano Giuntoli.
Top Channel