Gjeti vdekjen gjatë tentativës për grabitje, reagon policia: 47-vjeçari dyshohet se humbi jetën nga asfiksia

13/04/2026 11:55

Policia ka reaguar në lidhje me vdekjen e Ilir Zarkës, gjatë tentativës për grabitje.

“Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në dritaren e një banese, shtetasi I. Z., 47 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel