Izraeli mbështet kërcënimin e Trump për bllokadë, Natanyahu: Plotësisht të koordinuar me SHBA në çdo kohë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se nuk mund të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik për sa kohë që situata në Libani mbetet e përshkallëzuar.
“Nuk mund të kesh stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik ndërsa Libani është ‘në flakë’,” u shpreh ajo gjatë një konference për shtyp në Bruksel, duke bërë thirrje për respektimin e sovranitetit të vendit dhe ndërprerjen e armiqësive.
Von der Leyen paralajmëroi gjithashtu se sulmet e vazhdueshme në rajon rrezikojnë të dëmtojnë proceset diplomatike dhe përpjekjet për uljen e tensioneve, përfshirë bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Ajo falënderoi gjithashtu Pakistanin për rolin e tij në ndërmjetësimin e kontakteve diplomatike gjatë fundjavës, duke e cilësuar si një faktor të rëndësishëm në dialog.
Një tjetër pikë e ngritur nga shefja e BE-së ishte rëndësia strategjike e Ngushticës së Hormuzit, ku liria e lundrimit mbetet thelbësore për stabilitetin ekonomik global.
Sipas saj, që nga fillimi i konfliktit, Bashkimi Evropian ka përballuar një rritje prej mbi 22 miliardë eurosh në koston e importit të karburanteve fosile, duke theksuar ndikimin e drejtpërdrejtë ekonomik të krizës.
“44 ditë, 22 miliardë euro, asnjë molekulë energjie përveç kësaj,” tha von der Leyen, duke nënvizuar barrën e rëndë financiare që po sjell situata në tregjet e energjisë.
Top Channel