Barella nën ‘breshërinë’ e fërshëllimave në Como, futbollisti i Interit përgjigjet me ironi(VIDEO)
Me çështjen e titullit praktikisht të zgjidhur, gjithnjë nëse nuk do të ketë ndonjë ‘harakiri’ të Interit, vëmendja në javët e fundit e Serie A do të jetë e përqendruar te gara pës zonën Champions me 4 skuadra që luftojnë mes tyre për 2 vende(Napoli me 8 pikë para vendit të pestë është praktikisht brenda).
Klasifikimi thotë diçka, por jo gjithçka sepse në 63 pikët e Milanit të vendit të tretë ka një lodhje të dukshme ndërkohë që duken se janë mirë si Juventus i vendit të katërt me 60 pikë ashtu edhe Como në të pestin me 58 pikë. Me alternime është Roma e Gasperinit me 57 pikë që gjithsesi nuk duhet nënvlerësuar. Por çfarë thotë kampionati deri në fundin e kampionatit
Në lojë janë edhe 18 pikë dhe kuota matematikore thotë për 76 pikë, por ndoshta do të mjaftojnë edhe më pak. Por kaq mjafton që të kuptosh se hapësira për të gabuar është shumë e vogël. Ajo që nuk mund të gabojë asgjë është me siguri Roma e cila që raundin e ardhëm ka një ndeshje delikate në shtëpi me Atalantën, ndërsa javën pasardhëse do të luajë në Dall’Ara ndaj Bolognas. Por në 26 prill është dita e Milan-Juventus. Ndoshta nuk do të jetë një ndeshje vendimtare, por do të thotë shume sidomos sepse kuqezinjtë(3 humbje në 4 ndeshjet e fundit) janë ata që janë më dobët në aspektin fiziko-motivacional edhe pse janë në një pozicion më të mirë në klasifikim
Como-Napoli i 3 majit është në fakt pengesa e madhe e skuadrës së Fabregas që edhe pse humbi me Interin është në gjendje të mirë dhe për më tepër ka avantazhin se nuk ka asgjë për të humbur në krahasim me rivalët e mëdhenj të saj. Në të njëjtën ditë janë edhe dy ndeshje të tjera po kaq të rëndësishme; Roma-Fiorentina dhe Sassuolo-Milan
Nuk është për t’u nënvlerësuar as Milan-Atalanta e 10 majit, si dhe ndeshjet e javës pasardhëse kur është rezervuar derbi mes Romës dhe Lazios si dhe sfida shumë delikate mes Juventusit dhe Fiorentinës. Raundi i fundit duket pak e komplikuar për të gjitha edhe pse Juventusin e pret derbi i qytetit me Torinon.
Duke parë kalendarin, një fakt është i dukshëm; Milani me 5 pikë avantazh ndaj vendit të 5 ka dy ndeshje tepër delikate(me Juventusin e Atalantën) me avantazhin e vetëm që i luan në shtëpi, Roma, 3 pikë pas vendit të 4 ka një malore për të përballuar, ndërsa Juventus dhe Como kanë praktikisht një rrugëtim më të lehtë.
Top Channel