Bllokimi i porteve, Kremlini kritikon planin e SHBA-së: Vendime të tilla ndikojnë negativisht në tregjet ndërkombëtare 13/04 13:36
Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social “Truth Social” një imazh të krijuar me Inteligjencë Artificiale, menjëherë pas një postimi kritik ndaj Papa Leonit të XIV.
Në imazh, Trump shfaqet i veshur me rrobë të kuqe dhe të bardhë, me dorën e vendosur mbi ballin e një burri të sëmurë, ndërsa nga ana tjetër përshkruhet një dritë “hyjnore” që buron mbi skenë, njësoj si imazhet e Krishtit. Ai rrethohet nga figura si mjekë, ushtarë dhe persona që paraqiten në qëndrim adhurues.
Në sfond shfaqen elementë simbolikë si flamuri amerikan, një shqiponjë dhe Statuja e Lirisë.

Top Channel