Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashkën, festime anë e mbanë vendit me mesazhe për paqe dhe dashuri Në përmbushje të një prej prioriteteve e kryesore , atë të sigurisë së jetës dhe shëndetit të nxënësve në shkolla, duke parandaluar dhe goditur fenomenet negative me fokus lëndët narkotike, bazuar dhe në informacionet siguruara në rrugë operative, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Shije e hidhur”.
Gjatë operacionit është zbuluar një bazë e përpunimit të drogave sintetike si dhe është goditur grupi që prodhonte dhe shpërndante drogën sintetike pranë shkollave të mesme.
Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë dy vëllezër , konkretisht shtetasit Ledio dhe Rubin Lemeti, 20 dhe 25 vjeç, të dy lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Xh. L, 20 vjeç, banues në Tiranë, ku vijon puna intensive për kapjen e tij.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përgatitur kushtet për përpunimin e lëndëve narkotike, duke arritur të prodhonin lëndë narkotike sintetike në formë xhelatine (“karamele”). Secili nga shtetasit kujdesej për krijimin e kushteve për ushtrimin e aktivitetit të jashtëligjshëm, konkretisht për prodhimin, transportimin dhe shitjen e lëndës narkotike, kryesisht te moshat adoleshente.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit Ledio Lemeti, pranë bllokut të shkollave, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 paketime me lëndë narkotike të përpunuar në formë karameleje, me peshë 650 gramë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtyre shtetasve në Tiranë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, xhelatine në formë karameleje; lëndë narkotike kanabis; 550 gramë material sintetik i gatshëm për prodhimin e karameleve sintetike me lëndë narkotike; një peshore elektronike; kallëpe plastike si ato që përdoren për dhënien e formës së karameleve; si dhe përbërës të ndryshëm që shërbejnë për prodhimin e karameleve me lëndë narkotike sintetike.
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe dokumentimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore procedurale do të referohen pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.
Top Channel