Vllaznia duket se po bën një hap të madh drejt titullit kampion në Superiore.

Ndeshja ndaj Teutës në stadiumin “Loro Boriçi” nisi në orën 19:00 dhe skuadra shkodrane shfrytëzoi çdo mundësi për të thelluar avantazhin në krye të renditjes.

Pas humbjes së Egnatias nga Tirana, Vllaznia përfitoi të arratiset në vendin e parë, duke krijuar një diferencë prej 5 pikësh, falë golit të Dodajt në minutën e 43’.

Në pjesën e mbetur të lojës, shkodranët arritën ta ruanin mjaft mirë rezultatin dhe kështu avancojnë drejt titullit kampion.

Rezultati:

Vllaznia 1-0 Teuta

43′ Dodaj

Top Channel