Sondazhet e nxjerrin fitues përballë Orban, kreu i opozitës hungareze: Jemi optimistë, por të kujdesshëm
Irani ka publikuar një video të marinës së Gardës Revolucionare duke paralajmëruar një destrojer amerikan që kishte hyrë në Ngushticën e Hormuzit të ndryshojë kursin dhe të largohet.
“Anija luftarake 121. Kjo është Stacioni Detar Sepah. Duhet të ndryshoni kursin dhe të ktheheni menjëherë në Oqeanin Indian. Nëse nuk i bindeni urdhrit tim, do të jeni në shënjestër”, dëgjohet një oficer i marinës iraniane i Gardës Revolucionare duke i thënë ekuipazhit të USS Frank E. Petersen Jr.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet se anija është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian kthehet, duke folur për “ky është një paralajmërim i fundit”. Ai gjithashtu paralajmëron anijet pranë të mbajnë distancën nga çdo anije luftarake në zonë, duke thënë se është gati të hapë zjarr “pa asnjë paralajmërim”.
🚨 BREAKING
Footage shows The U.S. destroyers fled the Strait of Hormuz after receiving a warning from Iran’s Navy, yesterday. pic.twitter.com/AyP3L7D06P— IRIB (Islamic Republic of Iran Broadcasting) (@iribnews_irib) April 12, 2026
Vërehet se ky destrojer, së bashku me USS Michael Murphy, kaluan Ngushticën e Hormuzit dhe u zhvendosën në Gjirin Persik, si pjesë e një misioni më të gjerë për të siguruar që kalimi të jetë plotësisht i lirë nga minat detare iraniane, siç u njoftua nga Komanda Qendrore e SHBA-së.
Top Channel