Genoa-Sassuolo/Sherr në tunelin e ‘Marassi’ në pushim të ndeshjes; ndëshkohen me karton të kuq Ellertson dhe Berardi
Toni Kroos la kënë një gjurmë të fortë te Reali i Madridit dhe për këtë arsye te Los Blancos po mendohet për kthimin e ish mesfushorit gjerman. Lajmi publikohet nga e përditshmja AS, sipas së cilës në Valdebebas janë të bindur se tashmë ka ardhur koha që Kroos të bëhet sërish pjesë e klubit merenges, por jo si futbollist edhe pse është e sigurt që prania e tij në mesin e fushës nuk do të shihej aspak keq nga Arbeloa.
Dy vjet pas largimit të tij, drejtuesit e Realit të Madridit duan të plotësojnë boshllëkun që ka lënë Toni Kroos. Kthimi i tij do të jetë për sezonin e ardhshëm. Gjithnjë sipas AS, dëshira e drejtuesve të klubit është që ish futbollisti i Realit të Madridit të jetë pjesë e strukturës sportive të klubit. Në elitën e Realit të Madrdit konsiderohet se ajo që do të sjellë Toni Kroos në Valdebebas dhe madje edhe në klub mund të ndihmojë Los Blancos, përtej rolit që ai do të ketë në momentin kur të arrijë akordin përfundimtar
Lamtumira e Toni Kroos do të kujtohet gjithnjë jo vetëm nga madridizmi. Imazhi i tij pas ndeshjes së fundit në Santiago Bernabeu vazhdon të jetë në kujtesën e të gjithëve. Tifozët lotuan kur deklaroi largimin e tij, por më e mira erdhi 6 ditë më vonë me futbollistin që i tha lamtumirë futbollit me titullin e tij të 6 të Ligës së Kampioneve.
Toni Kroos gjithnjë ka pasur një raport të shkëlqyer me klubin dhe Florentino Perez si gjatë karrierës së tij si futbollist ashtu edhe pas tërheqjes. Në fakt është vetë presidenti i Realit të Madridit që kërkon kthimin e gjermanit.
Toni Kroos po jeton në Madrid dhe familja e tij është përshtatur me kryeqytetin spanjoll me ish futbollistin që ka ngritur edhe akademinë e tij të futbollit në Boadilla del Monte. Në javët e fundit, Toni Kroos ka qenë dy herë në Valdebebas me një prej ekipeve të tij për t’u përballur me Realin e Madridit.
Në këto vizita në qendrën sportive madrilene së bashku me fëmijët e shkollës së tij, ai ka transmetuar njohurit futbollistike si trajner-profesor. Ditët e kaluara udhëtoi deri te Villarreal ku u prit me krahëhapur nga të gjithë teknikët dhe drejtuesit e klubit që është në vendin e tretë në klasifikimin e La Liga.
Top Channel