Formula 1/ Babai i Verstappen siguron: Max do të vazhdojë të garojë
Imazhi publik i Michael Schumacher, qe prej vitesh është mbrojtur nga Jean Todt, zbulon një anë më humane dhe më komplekse. Në podcastin ‘High Performance’, ish shefi i Ferrarit bëri një rrëfim të ndershëm për dy episodet më kontroverse të karrierës së Kaiser-it; Jerez 1997 dhe Montecarlo 2006
Duke analizuar përplasjen me Jacques Villeneuve në finalen e sezonit 1997, Todt pranoi hapur natyrën vullnetare të gjestit. ‘Shkoi të përplasej me Jacques, dua të them, qëllimisht-tha Todt, që gjithsesi e përjashtoi kryerjen e llogarive me gjakftohtësi nga ana e tij duke folur më shumë për një reagim instiktiv të diktuar nga presioni i momentit. Sipas Todt, Schumacher tentoi ta evitojë por e bëri në mënyrë të gabuar duke e cilësuar aksionin si një lëvizje të shëmtuar, jo të nevojshme
Edhe në episodin e vitit 2006 në Monaco, kur Michael parkoi makinën për të bllokuar xhiron e Alonsos, fjalët e Todt ishin të qarta. ‘Michael ndaloi enkas-tha Todt. Por në atë kohë penaliteti që iu dha Schumacher i kushtoi shtrenjtë gjermanit duke ndikuar shumë te beteja për titullin. Aspekti më prekës i tregimit të Todt kishte të bëntë me personalitetin në thellësi të Shumacher, larg prozhektorëve dhe ftohtësisë agonistike. Francezi e përshkruante Schumacher si një personalitet të brishtë, por edhe të ndrojtur dhe bujar
Pavarësisht gabimeve të kryera, që Todt i përshkrian si ‘minuset’ e një karriere të me ‘pluse’ pafund, lidhja mes tyre ka mbetur e pathyeshme. Todt tregoi se në atë kohë zgjodhi mbrojtjen absolute ndaj gjermanit duke i thënë: ‘do të të mbrojmë, jemi bashkë, është një gabim njerëzor dhe duhet pranuar gabimi njerëzor’. Sinteza e fundit te Todt është ndoshta edhe paradoksi më i madh i kampionit.
‘Michael Schumacher nuk dinte të mashtronte-tha Todt duke lënë të kuptohet se gabimet e tij nuk ishin fryt i ligësisë së paramenduar, por të një dëshire për fitore kaq të madhe, sa në momentet kritike humbej kthjelltësia e nevojshme.
Top Channel