Napoli ndalet në kampionat, “Azzurrët” barazojnë me Parmën dhe i japin Interit mundësinë të shkëputen

12/04/2026 17:06

Napoli barazoi 1-1 në udhëtim ndaj Parmës në javën e 32-të të Serie A, duke humbur mundësinë për të mbajtur presion mbi Interin para sfidës së tyre ndaj Comos.

Ndeshja nisi në mënyrë tronditëse për skuadrën e Napolit: pas vetëm 35 sekondash, Strefezza shënoi për Parmën me një goditje të fortë që përplasi shtyllën dhe përfundoi në rrjetë, pas një asistimi të Elphege që gjeti hapësirën mes mbrojtësve të Napolit.

Parma vazhdoi të kërcënonte në kundërsulm, ndërsa Milinkovic-Savic shpëtoi skuadrën e tij me dalje të kujdesshme drejt mesfushës.

Në minutën e 60-të, McTominay shënoi për barazimin 1-1, pas një pasimi të Hojlund.

Me këtë rezultat, Napoli ndërpret serinë prej pesë fitoreve radhazi në kampionat dhe mbetet me 66 pikë, ndërsa Parma ngjitet në 36 pikë.

Interi, duke mundur Komon, mund të shfrytëzojë mundësinë për të krijuar një diferencë prej +9 pikësh.

Top Channel