Genoa-Sassuolo/Sherr në tunelin e ‘Marassi’ në pushim të ndeshjes; ndëshkohen me karton të kuq Ellertson dhe Berardi
Massimiliano Allegri prej javësh kishte deklaruar se fundi i muajit mars do të ishte momenti për të parë situatën dhe tani që është mesi i prillit bilanci flet për një avantazh prej vetëm 3 pikësh me Juventusin e 5 pikësh me Comon(që mund të bëhet 4 apo 2 pikë) në garën për një vend në zonën Champions, diçka që deri para pak javësh dukej se ishte e sigurt, por që tani nuk është më e tillë dhe kjo ka pasoja.
Rafael Leao, ditën e shtunë për herë të parë u bë objekt i fërshëllimave të tifozëve. Një sinjal ky që në rastin më të mirë shihet si një ftesë për të bërë diçka më shumë, por që në të vërtet konfirmon mbylljen e një raporti për shkak të lodhjes së tifozëve dhe apatisë së Leaos. Çfarë do të ndodhë në merkaton e verës, nuk dihet, edhe pse nuk është e vështirë të imagjinohet se Milani do të studiojë ofertat e mundshme, por me sigurinë se shifrat e kërkuara 3 vite më parë janë shfryrë dukshëm.
Por me shitjen e Leaos klubi nuk mund të sigurojë të ardhurat që do për të sjellë në skuadër një zëvendësues në lartësinë e duhur. Rafael Leao është vetëm një element, lista e largimeve mund të zgjatet dhe në të janë Fullkrug, Gimenez, Loftus-Cheek dhe ndoshta edhe Pulisic, Tomori, Estupinan dhe kushedi ndonjë tjetër, të gjithë lojtarë që mund të largohen nga Milanello për të kërkuar fatin diku tjetër. Problemi është që në takim me llogaritë e pranverës edhe vetë Allegri erdhi i shfryrë, me trajnerin që para pak javësh ishte siguria e Milanit të ri.
Thuhej se humbi pikë me skuadrat e ashtuquajtura të vogla, por rendimenti në ndeshjet direkte flet për një punë të bërë mirë. Vetëm se pikët me skuadrat e anës së djathtë të tabelës së klasifikimit vazhdon t’i humbasë dhe pikërisht mungesa e këtyre pikëve mungojnë. Përvec Interit, me të cilin bilanci është pozitiv, Milani ka humbje në Napoli(në San Siro kishte fituar), ajo ndaj Lazios në Olimpico(në sfidën e parë kishte fituar), barazimi ndaj Romës(edhe në këtë rast 3 pikë në ndeshjen e parë).
Mungojnë Juventus dhe Atalanta për t’u përballur në shtëpi dhe kuqezinjtë nuk kanë hapësira për të gabuar. Në këto dy ndeshje është në lojë vendi në zonën Champions si dhe e ardhmja e vetë Allegrit që në të njëjtën kohë ‘i shkel syrin’ kombëtares italiane.
Gerry Cardinale po bën vlerësimet e tij dhe mund të vendosë që gjërat nuk janë aspak mirë. Igli Tare dhe Giorgio Furlani mbeten në anë të kundërta të të njëjtit lumë. Me daljen nga skena të Elliot mendohej për një largim të Shefit Ekzekutiv, tani duket më i mundur largimi i Drejtorit Sportiv.
Edhe pse, ashtu si në rastin e futbollistëve, fillimisht duhet gjetur një zëvendësues në lartësinë e duhur, ndoshta dikush që të mund të ndërtojë skuadrën që do të vijë me trajnerin e vjetër apo të ri, kushdo qoftë.
Në këtë aspekt, mirë është të mbahen antenat lart edhe ndaj asaj që ndodh disa kilometra larg Milanos. Është çështje e kombëtares italiane, ngjarjet në Romë(Gasperini-Ranieri-Massara) dhe në Napoli(Conte). Të gjitha situata në dilemë që mund të sjellin gjithçka ose asgjë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.
Top Channel