Video/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje
12/04/2026 16:35
Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Bylis B dhe Orikut.
Takimi i luajtur në Ballsh u ndërpre në minutën e 43’ pas dhunës që shpërtheu në fushë, ku u përfshi edhe policia.
Në fundin e pjesës së parë, Telushi dhe Sulovari u ndëshkuan në karton të kuq nga ekipet respektive.
nga video e publikuar dallohet Telushi i Orikut që shoqërohet nga Policia. Sfida ndërkohë ishte e vlefshme për javën e parafundit në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Ndeshja qëndroi e ndërprerë për disa minuta.
Për shkak të kartonit të kuq, Telushi ka humbur finalen që do luhet ndaj Butrintit.
Top Channel