Genoa-Sassuolo/Sherr në tunelin e ‘Marassi’ në pushim të ndeshjes; ndëshkohen me karton të kuq Ellertson dhe Berardi

12/04/2026 14:26

Shpërthen tensioni në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes në stadiumin ‘Marassi’ në pushim të ndeshjes mes Genoas dhe Sassuolos në kampionatin italian të futbollit.

Në përfundim të pjesës së parë,  teksa skuadrat po linin fushën e lojës, shpërtheu një sherr që pati si protagonistë kryesorë, Domenico Berardi dhe Mikael Ellertson.

Të dy futbollistët u kapën keq mes tyre madje duke përdorur duart sa futbollistët e tjerë të të dyja skuadrave u detyruan që të ndërhyjnë për t’i ndarë ata.

Por ky moment nuk mbeti pa u parë nga arbitri Rapuano që vendosi të ndëshkojë me karton të kuq si Berardi ashtu edhe Ellertson me karton të kuq duke bërë që të dyja skuadrat të zhvillojnë pjesën e dytë të sfidës me 10 futbollistë secila, një sfidë që sa për kronike u fitua nga Genoa 2-1.

Top Channel