Negociatat intensive SHBA-Iran vijojnë deri në orët e para të mëngjesit, ngërç Ngushtica e Hormuzit, çfarë dihet deri më tani
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve JD Vance tha se bisedimet maratonë me Iranin nuk çuan në një marrëveshje për t’i dhënë fund përfundimisht luftës.
“Kemi qenë në bisedime për 21 orë dhe kemi zhvilluar një sërë diskutimesh thelbësore me iranianët. Ky është lajmi i mirë,” tha Vance gjatë një daljeje për shtyp në Islamabad.
“Lajmi i keq është se nuk kemi arritur një marrëveshje,” tha ai. “Dhe mendoj se ky është më shumë lajm i keq për Iranin sesa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, kthehemi në SHBA pa një marrëveshje.”
Top Channel