Brikena feston 26-vjetorin, letra emocionuese nga familja: Jemi krenarë për ty
12/04/2026 00:21
Sot më 12 prill, Brikena Selmani feston 26-vjetorin brenda shtëpisë më të famshme në shqipëri, BBV5.
Brikena mori një letër emocionuese nga familja e saj, të cilët i thoshin se ishin shumë krenarë për rrugëtimin e saj.
“Shumë urime për ty e shtrenjta jonë. Këtë vit po feston larg nesh. Na ke bërë shumë krenar, ky izolim na tregoi se sa e fortë je dhe sa na mungon. Forca, jemi të gjithë këtu”-familja.
Më pas Brikena u surprizua nga Vëllai i Madh me një ambient të bukur, ky fryu edhe qirinjtë e tortës.
Top Channel