Një atmosferë e veçantë artistike mblodhi publikun shkodran në një mbrëmje të dedikuar muzikës dhe kujtesës kombëtare.
Në 100-vjetorin e lindjes, figura e Tish Daijës u rikthye simbolikisht në qytetin e tij, përmes një koncerti homazh që solli në skenë veprat më të mira të krijimtarisë së tij.
Koncerti u drejtua nga dirigjentja Elda Laro, ndërsa në skenë performoi Orkestra Simfonike e Shkodrës.
I konsideruar si një nga themeluesit e muzikës së kultivuar shqiptare, Tish Daija mbetet në histori si krijuesi që i dha zë identitetit shpirtëror të një kombi.
Top Channel