LIVE/ SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon. Europa ka edhe 3 javë karburant për avionët
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të zhbllokojnë një pjesë të fondeve iraniane të ngrira në Katar dhe në banka të tjera jashtë vendit, sipas një burimi iranian, shkruan Reuters.
Ky zhvillim shihet si një sinjal i “seriozitetit” të Uashingtonit për arritjen e një marrëveshjeje në bisedimet që po zhvillohen në Islamabad.
Reuters shkruan se zhbllokimi i këtyre fondeve është i lidhur drejtpërdrejt me garantimin e kalimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, një temë që pritet të jetë kyçe në negociata.
Ndërkohë, një burim i dytë iranian bëri të ditur se SHBA ka pranuar të lirojë rreth 6 miliardë dollarë fonde iraniane të ngrira, të cilat ndodhen në Katar. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Uashingtoni, ndërsa as Ministria e Jashtme e Katarit nuk ka komentuar.
Top Channel