“SHBA-ja ka rënë dakord të zhbllokojë asetet e ngrira iraniane në Katar”/ Shtëpia e Bardhë hedh poshtë pretendimet, vijojnë bisedimet për negociata në Pakistan

11/04/2026 12:58

Një burim i lartë nga Irani deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe në banka të tjera të huaja, duke e cilësuar këtë hap si një shenjë “serioziteti” nga Uashingtoni përpara bisedimeve të paqes në Islamabad.

Burimi, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, tha se lirimi i fondeve lidhet drejtpërdrejt me garantimin e lundrimit të sigurt në Ngushtica e Hormuzit një temë që pritet të jetë ndër pikat kryesore të axhendës së negociatave të sotme në Pakistan.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka mohuar më vonë se ekziston ndonjë marrëveshje për lirimin e aseteve iraniane, duke hedhur poshtë pretendimet e raportuara nga mediat ndërkombëtare që citojnë burime nga Teherani.

Ndërkohë, delegacionet e të dy vendeve pritet të takohen pasdite në Islamabad, në një takim që konsiderohet vendimtar për të ardhmen e konfliktit.

Top Channel