Torino regjistroi një tjetër fitore në kampionatin italian të futbollit. Skuadra granata këtë radhë mposhti në shtëpi Veronën me rezultatin 2-1 në një ndeshje ku mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare Ardian Ismajli ishte titullar në fushën e lojës.

Torino e nisi në mënyrë perfekte ndeshjen teksa mori avantazhin në 1-0 që në minutën e 6 me golin e Giovanni Simeone. Megjithatë Verona arriti të kthejë ekuilibrin në rezultat, teksa në minutën e 38 barazoi shifrat në 1-1 me Boëie dhe në këtë mënyrë u mbyll pjesa e parë e kësaj ndeshjeje.

Por në fillimin e pjesës së dytë, Torino u rikthye në avantazh teksa shënoi me Casadei pas një krosimi të Obrador duke e çuar rezultatin në 2-1 në favorin e tij. Skuadra e D’Aversës pa t’i anulohej edhe një gol që do të çonte rezultatin në 3-1, ai i shënuar nga Che Adams. Në fund rezultati mbeti 2-1 për Torinon që shkon në 39 pikë në klasifikim, ndërsa Verona mbetet në vendin e fundit me 18 pikë bashkë me Pisa.

 

Top Channel