Punonjësi i bashkisë së Gjirokastrës humbi jetën pasi ra nga kati i dytë teksa po pastronte, arrestohet ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare i shpallur në kërkim
11/04/2026 13:29
Adriatik Onja, ish-drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte shpallur në kërkim pasi një punonjës u rrëzua nga kati i dytë i një godine private gjatë kryerjes së punimeve.
Ndaj tij rëndon akuza ‘shpërdorim detyre’ ndërsa gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. O., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas u vetëdorëzua në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel