Zjarr në malin e Koshnicës në Gramsh, thirrja e zjarrfikëses: A nuk mjaftoi vera e kaluar, historia rrezikoi të përsëritej 11/04 20:48
Nga asambleja e Partisë Socialiste në Fier, drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku tha se PS në këto vite ka prodhuar stabilitet politik.
“Në këto 14 vite qeveria shqiptare ka prodhuar një produkt që shpesh e harrojmë, ka prodhuar stabilitet politik, që është produkti më i çmuar që kemi sot.
Ky stabilitet i krijuar me detaje dhe me shumë mund, është gjithmonë në rrezik, por forcat e tjera politike krijojnë një destabilitet të inskenuar.
Flasim për imazhin e Shqipërisë e cila ndikon menjëherë në sektorin e turizmit që kontribuon në ekonomi dhe kudo. Ndaj komunikimi publik që kemi nisur “punët e Shqipërisë” është detyrë e deputetëve dhe çdo socialisti” – u shpreh Balluku.
Top Channel