Leao largohet mes vërshëllimeve, tifozët kuqezi shfryjnë ndaj portugezit pas një tjetër paraqitje të dobët…
Brentford dhe Everton dhuruan spektakël dhe emocione në ndeshjen mes tyre të javës së 32 të kampionatit anglez, por jo fitues. Në Gtech Community Stadium skuadrat ndanë nga 1 pikë secila pasi sfida u mbyll me rezultatin 2-2.
Brentford e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë ndeshje teksa në minutën e 3 fitoi një 11 metërsht që u ekzekutua saktë nga Igor Thiago duke marrë kështu kryesimin në rezultat në 1-0. Reagimi i Everton nuk vonoi shumë me skuadrën nga Liverpool që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 26 falë golit të Betos.
Historia u përsërit edhe në pjesën e dytë, me Brentford që mori përsëri kryesimin, tani në 2-1 me golin e Igor Thiagos që realizoi një dygolësh personal. Por edhe në këtë rast Everton arriti të kundërpërgjigjej dhe këtë e bëri pikërisht në minutat shtesë të ndeshjes kur u mendua se Brentford po merrte 3 pikëshin, falë golit të Deësbury-Hall për të fiksuar rezultatin final të ndeshjes 2-2. Pas këtij rezultati gjërat nuk ndryshojnë në klasifikim mes dy skuadrave që shkojnë në 47 pikë secila me Brentford që është në vendin e 7 dhe Everton në të 8.
Burnley i Armando Brojës i afrohet gjithnjë e më shumë Championshipit teksa pësoi një tjetër humbje, atë me Brightonin në shtëpi me rezultatin 0-2. Matts Wieffer u bë njeriu i ndeshjes teksa shënoi të dy golat për Brightonin që shkon në kuotën e 46 pikëve, ndërsa Burnley mbetet në vendin e parafundit me 20 pikë.
Top Channel