Egnatia gjen buzëqeshjen, i kthehet kapiteni Aleksi, Disiplina konvertoi dënimin e tij
‘Vuajta për të metabolizuar zhgënjimin. Nuk arrija të kuptoja çfarë kishte ndodhur, isha përtokë’-kështu shprehet Pio Esposito në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’ kur kanë kaluar rreth 2 javë nga ndeshja mes Bosnjes dhe Italisë, finalja e playoffit të Botërorit.
Sulmuesi 21 vjeçar, rinisi rrugëtimin me Interin, por zhgënjimi për moskualifikimin e Kombëtares italiane për të tretën herë radhazi, është i vështirë të largohet. Kjo edhe sepse vetë Pio Espositio kishte gabuar penalltinë e parë në Zenica.
‘Mendimi i parë ështe se zhgënjeva shokët e skuadrës, njerëzit në shtëpi, miqtë dhe familjen time-tha Esposito-do të vazhdoj të gjuaj penallti, do të shënoj, por ndonjë edhe do ta gaboj’
Prapaskena për penalltinë e parë të ekzekutuar në Bosnje u zbulua shpejt me sulmuesin e Interit që konfirmoi se i kishte kërkuar Gattusos ta ekzekutonte atë.
‘Atë ditë isha i bindur për të marrë përgjegjësinë për të gjuajtur i pari. Ndihesha i sigurt, por më pas gjërat shkuan keq’-tha Pio Esposito që më pas bëri një reflektim për skuadrën e Të Kaltërve
‘Skuadra dha shpirtin, për pjesën më të madhe të ndeshjes me një futbollist më pak, duke krijuar disa raste. Nuk mjaftoi-tha futbollisti-Italia ka detyrimin të shkojë në Botëror, duhen marrë përsipër përgjegjësitë’
Në këtë sezon Pio Esposito ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 5 asist me Interin, por sulmuesi i ri dëshiron të përmirësohet akoma.
‘Bëj shumë autokritikë, mendoj se është diçka pozitive-tha Esposito-kapërcimi ka qenë shumë i madh dhe ka ekzagjerime në komente. Por unë nuk kam faj, nuk kam thënë kurrë se jam një fenomen apo që vlej 100 milionë euro. Jam vetëm një lojtar që jep maksimim çdo ditë’
Përsa i përket garës për titullin, sulmuesi ka shumë besim pas suksesit me Romën.ù
‘Na duhej një provë bindëse si ajo, përveç fitores. Ka optimizëm dhe besojmë në maksimum-tha Pio Esposito.
Top Channel