Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA-të dhe Irani fillojnë bisedimet e paqes në Pakistan
SHBA-ja dhe Irani kanë nisur negociatat për paqe të cilat po zhvillohen në Pakistan.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J. D. Vance ka mbërritur në Islamabad që prej mëngjesit të sotëm ku u prit nga delegacionin iranian i kryesuar nga Mohammad Bagher Ghalibaf, një nga figurat më të fuqishme politike në Teheran.
JD Vance shpreson që në bisedimet e paqes në Islamabad të arrijë përparim drejt mbylljes së një lufte e cila ka sjellë rritjen drastike të çmimeve globale të naftës gjatë muajit të fundit.
Nga detajet e zbardhura nga takim, raportohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të zhbllokojnë një pjesë të fondeve iraniane të ngrira në Katar, pretendim që Shtëpia e Bardhë e ka hedhur poshtë.
Nga ana tjetër, Evropa mund të përballet me mungesë të karburantit për avionë brenda tre javëve të ardhshme, duke rrezikuar seriozisht transportin ajror dhe ekonominë e Bashkimit Europian.
15:02 Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA-të dhe Irani fillojnë bisedimet e paqes në Pakistan
Bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë nisur në Pakistan, sipas raportimeve të transmetuesit shtetëror iranian IRIB.
14:53 Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe” të Iranit: Nuk heqim dorë nga të drejtat tona
Në takimin e Islamabadit, Irani shkon i vendosur të mos heqë dorë nga kërkesat e tij. Zëdhënësja e qeverisë iraniane Fatemeh Mohajerani, deklaroi se vendi i saj merr pjesë në negociatat me Shtetet e Bashkuara duke ruajtur pozicionet e tij.
Një burim i lartë nga Irani deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe në banka të tjera të huaja, duke e cilësuar këtë hap si një shenjë “serioziteti” nga Uashingtoni përpara bisedimeve të paqes në Islamabad.
Evropa mund të përballet me mungesë të karburantit për avionë brenda tre javëve të ardhshme, duke rrezikuar seriozisht transportin ajror dhe ekonominë e Bashkimit Europian. Paralajmërimi vjen nga ACI Europe, që përfaqëson aeroportet evropiane, e cila në një letër drejtuar zyrtarëve të Komisionit Europian thotë se situata mund të përkeqësohet nëse nuk rifillon qarkullimi në Ngushticën e Hormuzit në mënyrë të qëndrueshme.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të zhbllokojnë një pjesë të fondeve iraniane të ngrira në Katar dhe në banka të tjera jashtë vendit, sipas një burimi iranian, shkruan Reuters. Ky zhvillim shihet si një sinjal i “seriozitetit” të Uashingtonit për arritjen e një marrëveshjeje në bisedimet që po zhvillohen në Islamabad.
Delegacionet e SHBA-se dhe Iranit kanë mbërritur në Islamabad për bisedimet e paqes të planifikuara të mbahen sot në kryeqytetin e Pakistanit me qëllimin të gjendet një zgjidhje diplomatike e konfliktit të nisur në fund të shkurtit.
11:15 Bisedimet në Islamabad, zbardhen detaje, zv.presidenti iranian: Dështimi do sjellë…
Zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Mohammad Reza Aref, ka ashpërsuar retorikën ndaj SHBA-së pak para bisedimeve të rëndësishme që pritet të zhvillohen në Islamabad. Në një reagim në rrjetet sociale, Aref deklaroi se një marrëveshje paqeje mund të arrihet vetëm nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë sipas interesave të tyre, duke iu referuar doktrinës “Amerika e Para” të presidentit Donald Trump.
11:02 Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?
Mes pasigurisë që po rrethon armëpushimin e brishtë të SHBA-së me Iranin, zv/presidenti amerikan JD Vance shpreson që në bisedimet e paqes në Islamabad të arrijë përparim drejt mbylljes së një lufte e cila ka sjellë rritjen drastike të çmimeve globale të naftës gjatë muajit të fundit.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar në Islamabad bisedimet diplomatike të nivelit më të lartë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J. D. Vance, ndodhet në Pakistan për bisedime të rëndësishme mes SHBA-së dhe Iranit, që synojnë uljen e tensioneve dhe arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.
Top Channel