Të gjitha ndeshjet e javës së 30 të Kategorisë së Parë u zhvilluan këtë të shtunë ku asnjë prej skuadrave kryesuese të kampionatit nuk gaboi.

Kështu Skëndërbeu mori një fitore të vlefshme jashtë fushës së saj teksa mposhti Burrelin me rezultatin e ngushtë 1-0 ku për korçarët mjaftoi goli i Beshirajt për të marrë këtë 3 pikësh. Ishte një ndeshje ku nuk munguan momentet e tensionit, momente që u panë pikërisht pas golit të korçarëve teksa pati një pretendim për një rinisje të lojës pa u kryer një zëvendësim.

Fitore jashtë fushe shënoi edhe skuadra e Laçit që mposhti Kastriotin me rezultatin 2-1. Nuk gaboi as Pogradeci i vendit të tretë që shkatërroi Kukësin duke e mundur me rezultatin e thellë 5-1. Suprizën në këtë raund të Kategorisë së Parë e bëri Luftëtari i vendit të fundit që mposhti Ilirinë në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 2-1. Ndërsa në dy ndeshjet e tjera Besa-Lushnja dhe Korabi-Apolonia nuk pati as fitues e as gola pasi që të dyja sfidat u mbyllën me barazimin 0-0. Pas javës së 30, Skënderbeu kryeson me 73 pikë i ndjekur nga Laçi me 70 dhe Pogradeci me 67 pikë. Pas tyre vijnë Iliria, Kastrioti, Besa, Korabi, Kukësi dhe Apolonia. Tabela e klasifikimit mbyllet nga Lushnja dhe Luftëtari që mbajnë dy vendet e fundit respektivisht me 26 dhe 25 pikë

Rezultatet e javës 30 të Kategorisë së Parë

Pogradeci – Kukësi 5-1

Kastrioti – Laçi 1-2

Burreli – Skënderbeu 0-1

Iliria – AF Luftëtari 1-2

Besa – Lushnja 0-0

Korabi – Apolonia 0-0

Top Channel