Polemika të forta në rrjetet sociale kundër FIFA ndryshon grafikat e stadiumeve dhe rrit çmimin e biletave të Botërorit
A do të ripranohet vërtet Italia në Botërorin 2026? Të Kaltrit u mundën nga Bosnja në finalen e playoffit(gjë që i ndodh për herë të tretë radhazi) dhe humbën shansin për të qenë protagonistë në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik.
Por një tërheqje e mundshme nga Irani mund të ndryshojë situatën dhe të sjellë edhe një përmbysje të grupeve. Çfarë do të ndodhte nëse Irani vërtet vendos të bojkotojë turneun?
Irani jashtë Botërorit? Skenaei që çon në ripraninim e Italisë
Në këtë rast është FIFA ajo që do të marrë një vendim. Neni 6 pika 7 e rregullores shpjegon se Federata mund të zgjedhë një zëvendesues në mënyrë ekskluzive. Italia mund të ripranohet falë renditjes së FIFA pasi është në vendin e 12, por nuk është e thënë që FIFA të bëjë zgjedhjen në bazë të klasifikimit. Në fakt ka mundësi që të bëhen disa vlerësime.
Italia apo Emiratet e Bashkuara Arabe? Ja për kë do të vendoset
Në rast të tërheqjes së Iranit, është mëse e mundur që të zgjidhet një kombëtare aziatike dhe në këtë rast mund t’iu takojë Emirateve të Bashkuara Arabe që janë eliminuar nga Iraku në playoff. vendimi përfundimtar i takon një komisioni të posaçëm i thirrur për të zgjedhur se si duhet plotësuar vendi bosh në Grupin G. Këshilli i FIFA është një organizëm i përbërë nga 37 anëtarë, një president i zgjedhur nga Kongresi i FIFA, dmth Gianni Infantino, 8 zv/presidentë dhe 28 anëtarë të zgjedhur nga Federatat. Për UEFA i pranishëm është Alexander Ceferin.
Hipoteza e superplayoffit
Ekziston edhe një hipotezë tjetër , e ndezur nga media amerikane ‘The Athletic’, një superplayoff i bujshëm kontinentar që FIFA mund ta organizojë në rast se Irani bojkoton Botërorin që do të përfshinte disa prej skuadrave të humbura në finalet e playoff, një miniturne që mund të organizohet në SHBA në prag të fillimit të Botërorit
Ripranimi i mundshëm në Botëror, kohët
Brenda cilit afat do të merret vendimi final? Neni 6 i rregullores së FIFA përcakton se çdo kombëtare pjesëmarrëse që tërhiqet nga Botërori në më pak se 30 ditë nga ndeshja e parë e saj në kompeticion do të gjobitet me të paktën 500 mijë franga zvicerane nga Komisioni i Disiplines së FIFA. Kështu data e fundit për të kuptuar vendimin e Iranit dhe zgjedhjen e mundshme të FIFA mbetet 13 maji edhe pse ka të ngjarë që edhe për arsye organizative, vendimet të merren edhe më përpara.
Top Channel